Cili është ndryshimi midis mungesës së hekurit dhe manganit?
Mungesa e hekurit dhe e manganit janë të vështira për tu dalluar. Të dy janë mikroelemente dhe mundësojnë procese të rëndësishme në kulturat tuaja. Në këtë artikull shpjegojmë dallimet midis këtyre dy mangësive. Në mungesë mangani, gjethet e reja poshtë majës bëhen me ngjyrë më të çelët dhe pastaj shfaqen njolla me ngjyrë kafe. Skajet e gjetheve mbesin jeshile. Në rast të mungesës së hekurit, gjethet në pjesën e sipërme zverdhen plotësisht. Vetëm venat mbesin jeshile. Nuk ka njolla ngjyrë kafe në rast të mungesës së hekurit.
Dallimet midis mungesës së hekurit dhe manganit janë
- Mungesa e manganit bën që të shfaqen njolla ngjyrë kafe; këto nuk shfaqën në mungesë të hekurit.
- Në mungesë mangani, skajet e gjetheve mbeten jeshile. Në mungesë të hekurit, gjethet bëhen të verdha, duke përfshirë skajet.
- Në rast të mungesës së hekurit, venat mbeten jeshile; në mungesë të manganit ato nuk mbesin jeshile.
Mungesa e manganit
Mangani është një element i rëndësishëm. Ai siguron mure të forta qelizore, metabolizmin, strukturën e kokrrave jeshile të gjetheve dhe fotosintezën. Vuajtja e kulturës nga mungesa e manganit është shumë e dëmshme. Gjegjësisht, ajo pengon fotosintezën. Kjo çon në ngadalësimin e rritjes. Shkaqet e mungesës së manganit janë: një ambient rrënjësor i çrregulluar, tepricë hekuri në tokë, fekondim i gabuar dhe një vlerë shumë e lartë e pH.
Mungesa e hekurit
Hekuri është element i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e kulturës tuaj. Kultura juaj përdor hekur për formimin jeshil të gjetheve. Ky luan një rol të rëndësishëm gjatë fotosintezës. Shkaqet e mungesës së hekurit janë për shembull: një vlerë e lartë e pH, shumë zink ose mangan në tokë, tokë shumë e lagur, sistem rrënjor jofunksional dhe shumë dritë në enë ushqyese.
Produktet nga BAC me mikroelemente
Te BAC jemi të specalizuar në ushqime organike të bimëve me elementë që gjithashtu ndihmojnë në rast të mungesës së hekurit dhe manganit. Shembuj të këtyre produkteve janë:
- Bioushqyes kokosi
- Ushqyes hidrike
- Ushqyes i tokës
Pyetni puntorët tanë për cilin ushqim ka nevojë kultura juaj dhe si duhet ta përdorni. Punonjësit tanë me kënaqesi do t'ju japin këshilla personale në mënyrë që të mbani kulturat tuaja të shëndetshme.